Sondazhe, grupe apo tema, i kushtohen largimit te Rames
Debati i hapur ditet e fundit ne Partine Socialiste per largimin e kryetarit Edi Rama, ka prekur dhe rrjetet sociale. Ne faqen me te klikuar momentalisht, Facebook, jane krijuar grupe te ndryshme te cilat kerkojne largimin e kryesocialistit pas humbjes se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Gjithashtu, ne keto grupe qe mund te shikohen dhe te bashkohet kushdo, ka diskutime te ndryshme te cilat vleresojne largimin ose jo te tij. Me titullin "Edi Rama ik", ne faqen sociale te internetit shkembehen qindra komente, duke sjelle nje interes per anetaret shqiptare. Perpos kesaj, ne faqe te tjera te internetit, te cilat disponojne forume, ne kategorine politike jane hapur tema mbi ceshtjen e cila ka perfshire Partine Socialiste dhe opinion publik. Mijera anetare te internetit ne menyra te ndryshme, behen pjese e ketij debati. Por gjithashtu ne disa forume, doreheqja e kryetarit Edi Rama, eshte kthyer ne nje forme sondazhi, ku ne kontekst pyetja eshte e njejte, a duhet apo jo largimi i kryetarit te Partise Socialiste, pas humbjes ne zgjedhjet e 28 qershorit.