OSBE/ODIHR reagon për dhunën: Policia të shmangë përdorimin e paligjshëm të forcës ndaj studentëve! Çdo rast të hetohet menjëherë në mënyrë të pavarur
OSBE/ODHIR ka reaguar lidhur me protestat e përshkallëzuara ditën e fundit të studentëve dhe gjimnazistëve në Shqipëri.

ODIHR shkruan se janë të shqetësuar nga raportimet për dhunë ndaj të rinjve në Tiranë e qytete të tjera të vendit.
Ata shprehen se policia duhet të përmbahet nga tejkalimi i paligjshëm i përdorimit të forcës ndaj protestuesve, ndërsa shtojnë se çdo rast i tillë duhet të hetohet.
Concerned at reports of violence at protests in #Albania, ODIHR urges all sides to remain peaceful. Law enforcement must avoid unlawful or disproportionate use of force against protesters, and any instances of unlawful use of force must be promptly and independently investigated.
— OSCE/ODIHR (@osce_odihr) October 20, 2026
Reagimi i OSBE/ODIHR:
“Jemi të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri. ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë karakterin paqësor të protestave.
Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve dhe çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.”