OSBE:PD-PS të mos vonojnë reformën zgjedhore

Sipas lajmit, që bëhet i ditur sot në shtypin e shkruar, në mbledhjen e komisionit të posaçëm për reformën dy ditë më parë, palët nuk gjetën konsensus pasi Partia Socialiste deklaroi se për rishikimin e kapitullit të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje do të punojë me amendamente, kur nga ODIHR të vijnë të plota rekomandimet me shkrim edhe për numërimin elektronik.
Ndërkohë, që letra e OSBE-së drejtuar komisionit thekson se "në komentet e shkruara që do t'ju dërgohen ato nuk do të ndryshojnë në formë apo në përmbajtje nga bisedat shumë të detajuara që u zhvilluan me ju gjatë vizitës së fundit të ekspertëve".
Këto biseda, siç i konfirmuan të dyja palët në mesin e muajit maj, rrëzuan konsensusin PD-PS për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje menjëherë në të gjithë vendin; si për përdorimin e pajisjes lexuese të kartës së identitetit, ashtu edhe për numërimin elektronik.
Propozimi i PS-së për përdorimin e teknologjive, për të cilin PD dha konsensus u refuzua nga ekspertët e ODIHR pasi u vlerësua si 'i nxituar dhe i pasigurtë' dhe si i tillë u konsiderua si proces i parealizueshëm për zgjedhjet e vitit 2013.
ODIHR rekomandoi të paktën tre vjet kohë përgatitore në futjen e teknologjive në zgjedhje dhe pranoi përdorimin e tyre vetëm nëpërmjet projekteve pilot në shkalle të ulët dhe në mënyrë graduale. Ky qëndrim i ekspertëve të ODIHR përsëritet dhe në letrën drejtuar bashkëkryetarëve të komisionit për reformën zgjedhore.
Duke i inkurajuar të vazhdojnë punën me çështjet e tjera, OSBE i thotë bashkëkryetarëve Rusmali dhe Gjiknuri se "duke qenë se ata janë në dijeni të këtyre fakteve, do të ishte shumë zhgënjyese dhe fare e panevojshme që çështja e marrjes me shkrim të këtyre komenteve të rezultonte një vonesë për punën e komisionit"./Start/
2012-06-24 11:59