OSCAR, protagonistë edhe shqiptarët
Autori i Lajmit: red.
Akademia e filmit është duke e shtuar edhe elementin e “Projekt Runway”, për Oskarët këtë vit, duke pyetur votën e publikut për atë person që paraqitet me veshjen më të bukur në publik. Pra, çdokush mund të klikojë në sitin zyrtar oscar.com dhe aty të japë votën. Kjo është një mundësi që njerëzit nga çdo cep i botës të kenë mundësi të jenë protagonistë në OSCAR, pse jo, edhe ne shqiptarët...
Akademia ka angazhuar shtatë stilistë të modës për të krijuar fustane për këtë garë. Ata do t i shpalosin veshjet e tyre të martën, gjatë shou-t të modës se përvitshme në Oskar, konkretisht në ambientet e Akademisë së Filmit, Artit dhe Shkencës në Kaliforni.
Veshja më e mirë “do të shikohet në natën e ndarjes se çmimeve Oskar më shumë se të gjithë fustanet e tjera në tapetin e kuq”, ka thënë koordinatorja e këtij projekti për Oskar, Patty Fox.
Ajo dhe producentët Laurence Mark dhe Bill Condon kanë zgjedhur stilistët, të cilët kanë konkurruar për këtë çmim.
Bukuroshet e vjetra të Hollivudit
Moire Conroy, Alan del Rosario, Sam Kori George, Marianne Kooimans, Maria Pinto, Nicolas Putvinski dhe Robert Rodriguez gjithsecili kanë afër tri javë për të stiluar veshjet e tyre.
Del Rosario, i cili tashmë llogarit edhe Michelle Pfeiffer dhe Debra Messing si kliente të tij, ka thënë se është frymëzuar nga “moda e vjetër e bukurosheve të Hollivudit”, kur ka krijuar një fustan me kordone dhe mëndafsh. “Oskarët gjatë gjithë kohës janë të mahnitshëm”, - ka thënë ai. “Është një nga ato ngjarje që një grua nuk i ikën dot”, - shton ai.
Maria Pinto, që u bë e famshme me veshjen që ia bëri Zonjës së Parë, Michele Obama, në ditën e përurimit të Obamës, e ka quajtur veshjen e saj një “lloj veshje moderne që bazohet në princeshën Marie Antoinette".
Rripi i argjendit vendoset në bel “dhe është studim për kontroll dhe liri të trupit”, thotë ajo, duke treguar fustanin e saj.
Putvinski ka treguar për përfshirjen e ndërtesave të Nju-Jorkut si frymëzim për të bërë fustane të gjatë dhe të bardhë me askia të argjendta në fillim.
Rodriguez, po ashtu ka zgjedhur të bardhën, ka zgjedhur Grace Kelly-in si muzë për fustanin e saj që do ta bëjë në model asimetrik të modës greke.
Vera e dashurisë
Conroy është frymëzuar në verën e dashurisë së viteve 60, duke përdorur ngjyrën gri për dizajnin e tij, ndërsa George është inspiruar nga shampanja – veçanërisht nga vajza Taittinger – për askijat e tij të argjendta në fustan që duken si orkide të bëra me dorë.
Kooimans, ka paraqitur një veshje të komplikuar, që nga gjithçka vlen të veçohen diamantet e bardhë në dorën e tij.
Shumica e veshjeve të stiluara janë të dekoruara me stil. Neil Lane, që zakonisht bën veshje për njerëz që sfilojnë në tapetin e kuq dhe ka punuar për Marisa Tomei dhe Angelina Jolie, ka thënë se ai i sheh krejt bukuroshet shumë të bukura sivjet.
“Gjithçka do të jetë klasike”, - ka thënë ai. “Gjithçka do të kthehet ashtu sikurse në ditët e arta të Hollivudit”.
Fox ka thënë se përderisa asaj nuk i është ofruar për të bërë ndonjë fustan për aktoret, ajo shpreson që ato se paku të përqafojnë stilin klasik me ngjyra të ndezura.
“Të gjitha perënditë do të jenë me ne”, - ka thënë ajo.
Adhuruesit do të mund të votojnë online në oscars.com për fustanin e tyre të preferuar, deri më 17 shkurt. Fituesi i sfidës së dizajnit për Oskar do të lajmërohet gjatë sfilimit të aktorëve në tapetin e kuq më 22 shkurt.
(AP)
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009