OSSH: Cmimi i energjisë do rritet deri në 2014
TIRANE-Cmimi i energjisë elektrike do të rritet në mënyrë ta vazhdueshme deri në vitin 2014. Vendimi do të merret nesër në Entirn Rregullator të Energjisë. Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) Heisek ka deklaruar se ky kusht është pranuar nga qeveria shqiptare, në momentin e privatizimit të OSSH. Drejtuesit e CEZ kanë shpjeguar se rritja e cmimit është e domosdoshme për të përmirësuar gjendjen financiare të kompanisë me investime, pasi aktualisht shtoi drejtori: “OSSH ndodhet ne gjendje të vështirë ekonomike”.
Sipas Heisek OSSH ka trashëguar 12 miliardë lekë borxhe për vitin 2009 ku me 3 miliard lekë borxh janë vetëm institucionet shtetërore.
Për vitin 2010 është kërkuar një rritje e cmimit te energjise prej 23 për qind, një vendim ky që Enti Rregullator i Energjisë pritet ta marrë nesër.
(d.b/BalkanWeb)