E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH: Për muajin dhjetor niveli i arkëtimeve u rrit me 20%

Ndjekja e objektivit që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes(OSSH) ka për rritjen e nivelit të pagesave të energjisë së konsumuar nga të gjitha grupet e konsumatorëve, ka rritur me 20% më shumë arkëtimet në muajin Dhjetor 2008, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Burime zyrtare të OSSH-së bënë të ditur sot për arritjen e këtij objektivi, kompania ka rritur kontrollet ndaj debitorëve në të gjithë vendin. Kështu, vetëm gjatë muajit dhjetor, OSSH ka kryer rreth 50 mijë ndërprerje të energjisë elektrike tek debitorët. Sipas burimeve, mesatarja mujore e ndërprerjeve të energjisë elektrike gjatë vitit 2008, ka qenë 60-65 mijë në abonentët familjarë e privatë, ndërkohë që OSSH vijon punën për ndërprerjen e energjisë ndaj debitorëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›