Borxhet, vetëvaret në pyll biznesmeni nga Fieri
Nuk e ka përballuar dot stresin për borxhet që u ka patur shumë personave dhe ka zgjedhur t’i japë fund jetës. Ky është versioni i parë i hetimit nga Policia e Fierit pas gjetjes së trupit të pajetë të një biznesmeni fierak të varur në një pemë të Pyllit të Semanit, Fier
FIER-Pronar i nje firme ndertimi dyshohet se ka varur veten mëngjesin e sotem në fshatin Pylli i Semanit të rrethit të Fierit. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotëm ku trupi i 55 vjecarit Et’hem Aliaj, banor i Fierit eshte gjetur pa jetë nga policia pas sinjalizimeve të banoreve të zones që kanë parë trupin e varur në një nga pemët e pyllit dhe pranë pemës makinë e tij të parkuar. Policia hedh pistat e para te dyshimit se sipërmarresi është vetëvarur. Burime nga vendgjarja thone se Aliaj ka ardhur në kete fshat mbrëmjen e djeshme me makinen e tij tip benz ML, FR 9686 C. Policia e Fierit ka nisur hetimet dhe ka nxjerrë një pistë si shkak të mundshëm të vdekjes së biznesmenit. Dyshohet se sipermarresi i ka dhene fund jetes per shkak te borxheve.
(d.b/BalkanWeb)