E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha- Turk: Të zgjerohet bashkëpunimi

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Presidentin e Sllovenisë Danilo Turk gjatë të cilit u konstatuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe u nënvizua nxitja e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh.
RAMA-TURK 

TIRANE- Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti slloven, Danilo Turk është pritur sot nga Kryeministri Berisha.
Gjatë këtij takimi u konstatuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve duke u ndalur veçanërisht në nxitjen e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh.

Presidenti slloven, duke shprehur falënderimin për mikpritjen, tha se ishte i impresionuar për reformat që janë ndërmarrë në Shqipëri.

“Shqipëria tashmë e ka kaluar periudhën e tranzicionit dhe po përjeton integrimin euroatlantik, si një proces të nevojshëm, në të cilin keni të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë”-theksoi presidenti Turk.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen për të gjitha reformat dhe përpjekjet e Shqipërisë për integrim dhe për t’iu afruar standardeve të Bashkimit Evropian.
Kryeministri Berisha e falënderoi Presidentin Turk për mbështetjen e Sllovenisë dhe për ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit në NATO.

Kryeministri u ndal më tej në potencialet që ofron Shqipëria për investitorët, sidomos në fushën energjetike.
Ndërkohë, Presidenti Turk u shpreh se biznesi slloven duhet të jetë sot shumë më prezent në Shqipëri duke treguar interes për projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) si projekti më efikas dhe më i leverdishëm për furnizimin me gaz.
Ai u interesua edhe për projektin e ndërtimit të një centrali rajonal të energjisë nukleare që do të përfshijë vende të rajonit.
(e.n/News24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›