E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has,arrestohen vrasësit e taksistit

Arrestohen personat që vranë taksistin 37 vjeccar në Has të Kukësit. Vetëm pas dhjetë orë operacion policia e Tropojës, në bashkëpunim me atë të Hasit dhe forcave speciale nga Tirana kanë bërë të mundur arrestimin e dy vëllezërve Jetmir dhe Granit Hasanpapaj që ishin fshehur në male.Taksisti Avni Sinani ishte raportuar i humbur që prej datës 17 shkurt. Të arrestuarit e kanë pranuar, se kanë vrarë taksistin pasi e kanë torutuar atë. Më pas kanë djegur makinën dhe trupin e kanë hedhur në ujërat e Drinit të Zi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›