E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, sërish dhunë ndaj bluzave të bardha

Një ditë pas nënshkrimit të peticionit nga ana e personelit të spitalit të Fierit, për ndalimin e dhunës kundër tyre, është shënuar një tjetër rast dhune në urgjencën e këtij spitali, nga ana e një pacienti, i cili ka qenë në gjendje të dehur. 

FIER- Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shënuar një tjetër rast dhune në repartin e urgjencës në spitalin e Fierit.
Një 35- vjecar nga Semani, Eltion Gjini ka hyrë në urgjencë në gjendje të dehur dhe ka kërkuar të marrë serum duke ushtruar dhunë ndaj bluzave të bardha, madje edhe ndaj pacientëve të tjerë në urgjencë.

Policia ka qenë e pranishme në vendin e ngjarjes por mjekët e pavionit kanë këmbëngulur që të mos ndërhyhet, pasi personi kishte probleme serioze me zemrën.

Kanë qenë familjarët, ata që kanë qetësuar 35- vjecarin, ndërsa incidenti pason atë të pak ditëve më parë për të cilin mjeket e spitalit kanë nëshkruar edhe një peticion ku kërkojne mbrojtje nga raste të tilla.
Peticioni është firmosur prej tyre një ditë me parë.
(e.n/News24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›