E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, miniera, urdhër për mbylljen 21 subjekteve

Nisur nga aksidentet e fundit të ndodhura në minierën e Bulqizës, Ministria e energjetikës ka dhënë urdhër për mbylljen e 21 subjekteve private që operojnë në zonën D të galerisë. Urdhri për mbylljen u është dërguar subjekteve me firmën e ministrit, Genc Ruli. 

BULQIZE- Ministria e energjetikës jep urdhër për mbylljen e 21 subjekteve private që operojnë në minierën e Bulqizës, në zonën D të galerisë. Urdhri për mbylljen e tyre i është dërguar subjekteve me firmën e ministrit të energjetikës, Genc Ruli.
Në shkresën zyrtare sqarohet se subjektet duhet të mbyllin aktivitetin e tyre pasi zona D shfaq rrezikshmëri të lartë për jetën e minatorëve, nisur kjo edhe nga aksidentet e fundit të ndodhura në këtë zonë të minierës.

Sipas Ministrisë, shfrytëzimi i kësaj pjese të minierës është bërë deri më sot në mënyrë të pastudiuar dhe të pakontrolluar nga sigurimi teknik. Për rrjedhojë zona D e minierës së Bulqizës do të qëndrojë e mbyllur deri në studimin e plotë të saj nga një grup pune, i ngritur pranë ministrisë.
(e.n/News24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›