E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi/ Dënohet një ushtar për spiunazh në favor të Gjeorgjisë

Një gjykatë ushtarake ruse dënoi sot me nëntë vjet burg një ushtar rus për spiunazh dhe kalim informacionesh sekrete Gjeorgjisë, gjatë konfliktit të armatosur të vitit të kaluar që ndodhi mes dy vendeve, njoftuan sot agjencitë ruse të lajmve.
Prokurorët deklaruan se Sergeant Jemal Nakaidze ishte joshur nga shërbimet sekrete gjeorgjiane për t'i kaluar informacione ushtarake, në këmbim të një shumë parashë dhe një apartament në qytetin gjeorgjian Batumi, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
Hetuesit deklaruan se Nakaidze kishte operuar për llogari të shërbimeve sekrete gjeorgjiane në periudhën shkurt-nëntor 2008. Rusia dhe Gjeorgjia patën një konflikt të armatosur gjatë muajit gusht të vitit të kaluar, për shkak të rajone separatist të Osetisë së Jugut.
Gjykata në rajonin jugor rus Rostov-on-Don deklaroi se do të tregohej zemergjerë sepse Nakaidze kishte pranuar akuzat dhe kishte bashkëpunuar me hetuesit, njoftonte RIA. Nakaidze, i cili ka mbiemër gjeorgjian, u largua nga detyra e tij.
Gjatë gushtit një tjetër gjykatë dënoi një tjetër ushtarak për kalim informacioni sekret tek shërbimet sekrete gjeorgjiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›