E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH nënshkruan kontratat kolektive me punonjësit

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka firmosur me sindikatat e punonjësve kontratat kolektive të punës. Kompania OSSH e privatizuar nga çekët e CEZ numëron rreth 6400 të punësuar, të cilët falë marrëveshjes së arritur sot me Fedetatën Sindakale të Punonjësve të Industrisë dhe Sindikaten e Pavarur të Punonjësve të Elektroenergjetikës pritet të gëzojnë një mbrojtje maksimale të të drejtave të tyre. Ndërkohë që OSSH ka njoftuar aplikimin e një sistemi vlerësimi me bonus për punonjësit me produktivitet më të lartë, kontrata kolektive e punës mundëson gjithashtu shtesë në pagë deri 60% për punën në orët e vona apo në ditët festive. Sipas drejtuesve të OSSH-së kontrata do të ndikojë pozitivisht në rritjen e performancës së punonjësve dhe rrjedhimisht kompanisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›