OSSH, pinca institucioneve xdebitore
MIRDITE - OSSH-ja përdori pincat dje në pjesën më të madhe të institucioneve në Rrëshen për borxhet që ata kanë me pagesat e energjisë. Sipas burimeve nga OSSH-ja asnjë institucion shtetëror nuk ka paguar energjinë që nga muaji shkurt, duke filluar me bashkinë si konsumatori më i madh. Dritat i janë ndërprerë edhe zyrës arsimore, komisariatit, arkivit të shtetit që është debitor edhe për vitin e kaluar, etj. Për pasojë janë krijuar probleme deri në bllokim të punës në këto institucione, si në shërbimet e ndryshme ndaj qytetarëve e veprime të tjera. I gjithë rrjeti kompjuterik në këto institucione është i paralizuar dhe tashmë nuk shërbehet as dhe një certifikatë apo dokument tjetër. Më problem mbetet Bashkia Rrëshen, me institucionet e saj, e cila i detyrohet OSSH-se në një shumë më të madhe se 2 milionë lekë të reja. Vetëm ujësjellësit nuk i është ndërprerë energjia, çka do ta paralizonte tërësisht jetën e qytetit të Rrëshenit. r.n