Vrau për pronën motër e vëlla, vetëdorëzohet
KRUJE - Vrau për pronën motër e vëlla, vetëdorëzohet pas 1 jave Gëzim Zeneli. I riu nga fshati Vinjollë i Kurbinit ekzekutoi me armë zjarri Xhevrie Stafën dhe Qemal çepanin. Sipas burimeve të policisë, rreth orës 15:40 të ditës së djeshme, si rezultat i punës së strukturës për hetimin e krimeve në Policinë e Qarkut Durrës dhe Komisariatit të Policisë Krujë, si dhe kontrolleve të vazhdueshme, u bë i mundur vetëdorëzimi i 28-vjeçarit Gëzim Zeneli, i cili ishte shpallur në kërkim. Policia e shtetit kishte vënë në dispozicion të kapjes së tij një shumë prej 10 mijë Euro. Mësohet se gjatë periudhës 1-javore Gëzim Zeneli ka qëndruar i fshehur në territorin e Matit, pas ai kishte edhe lidhje miqësore në këtë rreth. Pas arrestimit Zeneli është shprehur se e ka hedhur në afërsi të vendit të ngjarjes armën e krimit, ndërkohë që policia po punon për gjetjen e saj. Ai akuzohet për "vrasje të kryer në rrethana të cilësuara" dhe "mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake". r.n/o.u