E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kapet 241 kg hashash, vinte nga Shqipëria

Një sasi prej 241 kg hashash është kapur ditën e sotme në Igumenicë vetëm pak orë pasi kishte kaluar ilegalisht nga kufiri shqiptaro-grek në Sarandë.
 

Policia bën me dije se pasi ka marrë informacione nga agjentët e INTERPOL, se nga Shqipëria vinin sasi me hashash që futeshin në Iguemenicë e më pas eksportoheshin në Irlandë ka nisur hetimin dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm ka evidentuar dy furgona që lëviznin dyshimtë në kufirin shqiptaro-grek.
 

Gjatë aksionit të policisë greke në njërin prej furgonave i cili ishte drejtuar drejt qyteti Artë janë zbuluar 120 kg lëndë narkotike "cannabis sativa", ndërsa në furgonin e drejtuar për në Athinë u gjetën 121 kg të tjera.

Policia greke bën me dije se furgonat ishin furnizuar me hashash në kufirin shqiptaro-grek nga shtetas shqiptarë. Sipas policisë një prej furgonave drejtohej nga një shtetas irlandez, 36-vjeç, ndërsa furgoni që u kap në Athinë, drejtohej nga shtetasi Franko Alfonso, 46-vjeç, këngëtar dhe aktor greko-italian, si dhe nga një grek 40-vjeç. Mësohet se në një nga furgonat, droga ishte vendosur pas një ngarkese me portokalle ndërsa do të transportohej në Athinë e më pas në Irlandë.
 

Policia greke ka nisur një hetim të gjerë për kët grup kriminal që vepronte në tre shtete. Sasia e fundit e çon në 3 ton e 540 kg, sasinë e hashashit të kapur deri tani në Igumenicë dhe Korfuz dhe që vinte nga Saranda.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›