E Diel, 1 Nëntor 2026

OST: Shkëmbimi i energjisë është me leverdi të lartë

Autori i Lajmit: red.
Kreu i OST ka konfirmuar se prej disa ditësh Shqipëria shkëmben energji me Kosovën dhe Greqinë
Shqipëria shkëmben energji me Kosovën dhe Greqinë, drejtuesit e sistemit të Operatorit të Transmetimit pranë KESH-it, konfirmuan zyrtarisht se Shqipëria i ka dhënë Kosovës 200 milionë kilovat-orë energji. Kurse javën e fundit, çdo ditë drejt Greqisë kalon rreth 750 mijë kilovat-orë energji. “Kjo sasi energjie, - thotë drejtori i OST-së, Ymer Balla, - i kthehet Shqipërisë, Greqia e kthen atë në fundjavë, kurse nga Kosova pritet së shpejti rikthimi i energjisë së depozituar”. Shkëmbimet e energjisë shihen me leverdi për drejtuesit e këtij sektori, pasi menaxhohen më mirë rezervat ujore dhe energjia që rikthehet është me fitim të lartë. Drejtuesit e OST-së sqaruan edhe njëherë se mungesa e energjisë në Tiranë dhe rrethe nuk lidhet me kufizimet, por me remontet e detyrueshme. Ndërkohë zyrtari i OST-së konfirmon gjithashtu se brenda vitit 2009 përfundon investimi në linjën e interkonjeksionit të lartë Elbasan-Podgoricë dhe disa investime të tjera të rëndësishme një pjesë e të cilave janë të kontraktuara me qeverinë italiane.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›