Posta, transporti i mallrave 50 % më lirë se tregu aktual
Autori i Lajmit: red.
Posta Shqiptare ka vënë në funksion të qytetarëve shërbimin e ri për transportin e mallrave në të gjithë Shqipërinë, një transport që kushton 50% më lirë se tregu aktual i transportit të mallrave. Burime nga Posta Shqiptare bënë të ditur se transporti i mallrave është një shërbim i ri, i cili kryhet për çdo qytetar apo kompani me një tarifë 60 lekë për kilometër, ose 50% më të ulët se tregu. Për këtë shërbim, Posta ka vënë në dispozicion 100 mjete transporti me kapacitet nga 500 deri në 1200 kg, ndërsa ai kryhet në pak orë brenda ditës nga marrja e porosisë. Posta Shqiptare është operatori publik postar me potencialin më të madh në vend me burime të fuqishme ekonomiko-financiare, me një rrjet prej 547 zyrash postare dhe linjash transporti që mbulon të gjithë territorin e vendit dhe mbi të gjitha me një eksperiencë të konsoliduar në fushën e marrëdhënieve me klientët dhe shërbimet në interes të tyre. Posta Shqiptare merr përsipër transportin e mallrave të ambalazhuara në koli deri 20 kg secila me vetëm 120 lekë, ku përfshihet gjatësia, gjerësia dhe lartësia e kolisë. Grafiku i lëvizjes së automjeteve të transportit realizohet çdo ditë nga e hëna në të diel, aktualisht në 118 ndalesa, të cilat deri në fund të vitit 2008 do të bëhen 260 ndalesa në të gjithë Shqipërinë.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008