E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj zgjatet arresti i shtepise


Deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për 60 ditë të tjera.

Avokati i tij, Tahir Rrecaj ka thënë se nuk ka bazë ligjore për vazhdimin e masës së arrestit dhe për këtë ka ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme.

Tahiri ka thënë se është duke pritur vendimin e Gjykatës Supreme, ngase sipas tij, vendimi për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak nuk ka bazë ligjore.

Limajt i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak vetëm pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar se imuniteti i deputetëve nuk vlen për vepra penale që mund të kenë kryer jashtë aktivitetit zyrtar.

Ndaj deputetit Limaj dhe nëntë personave tjerë, EULEX-i ka ngritur aktakuzë për krime lufte në fshatin Kleçkë. Seanca gjyqësore për rastin “Kleçka” pritet të fillojë javën e dytë të muajit nëntor.

Katër prej të pandehurve të tjerë, gjykata e qarkut në Prishtinë u zgjati muajin e kaluar paraburgimin edhe për 2 muaj.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KFOR-i, ndërhyrje nëse nuk largohen barrikadat
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Drews u ka tërhequr vërejtje serbëve të veriut se nëse nuk i largojnë barrikadat, atëherë ushtarët janë të detyruar të ndërhyjnë për të siguruar lëvizjen e lirë. EULEX zgjeron hetimet për “25 korrikun”
Prokurorët e misionit EULEX kanë deklaruar se kanë zgjeruar hetimet lidhur me incidentet e 25 korrikut në veri e më vonë. GNK: Situata në veri e rrezikshme
Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka paralajmëruar faktorin ndërkombëtar se situata në veri të Kosovës mund të përshkallëzohet në cdo moment. Trafiku i organeve, hetim i gjatë e kompleks
Prokurori që drejton task forcën që do të hetojë akuzat për krime lufte dhe trafik organesh, Clint Williamson zhvilloi të premten një vizitë në Kosovë. Kosovë, kuvendi përkrah operacionin në veri
Deputetët e Kuvendit të Kosovës përkrahin operacionin e KFOR-it dhe EULEX-it në veri të vendit për heqjen e barrikadave.

Lajmet kryesore

Grabitësi vret një person
Tiranë, pronari e zbuloi, e qëllon me plumb në kokë
Lavitola, Meta padit “La Repubblica”
Orët e fundit të marinarëve turq
Berisha përuron rrugën e Labinotit
Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›