BSH presion ligjor mbi bankat per kredite
Bankat e nivelit te dyte do te nxiten nepermjet rregullave per dhenien e kredive. Masat i ka njoftuar Banka e Shqiperise, te cilat do te jene ne formen e rregullimeve administrative dhe do te aplikohen ndaj bankave per nxitjen e kreditimit. Tani qe depozitat jane kthyer ne sistemin bankar, nuk me arsye qe bankat te tregohen "doreshtrenguara" me kredidhenien dhe normat e interesit. "Kemi hedhur te gjitha hapat e nevojshme, per uljen e kostos se sistemit bankar, projektet e perfunduara per mundesimin e pagesave ne kohe reale te vlerave te medha, per shumat e vogla dhe per utilitetet. Banka e Shqiperise i ka shtruar "tapetin e kuq" sistemit bankar, ne menyre qe ky te operoje me kosto te uleta. Mbetet qe sistemi financiar te pershtatet me efektivitet ne pasqyrimin e uljes se ketyre kostove". Eshte shprehur guvernatori. Por bankat po veprojne shume ngadale ne kete drejtim. Kredia reale per ekonomine eshte me e ulet se pritjet dhe mundesite e bankave. Per deputetin Selami Xhepa, Banka e Shqiperise, ne cilesine e institucionit qendror financiar, mund te ndermarre masa te karaktereve administrative dhe ligjore per t'i detyruar bankat te ristrukturojne termat e kreditimit. "Nuk mund te lejohet qe bankat te shohin vetem interesat e tyre. Banka e Shqiperise duhet te ushtroje si presion moral, ashtu edhe administrativ e ligjor, ne menyre qe t'i vijne ne ndihme gjithe ekonomise permes kreditimit",-tha Xhepa per te cilin eshte e papranueshme qe bankat tona operojne me norma interesi me te larta nga ato te rajonit. Duke iu referuar nje raporti studimor per vitin 2009 te Bankes Boterore, diferenca mes normave te interesit ne Shqiperi krahasuar me vendet e rajonit eshte se paku 3 pike perqindjeje me shume. Ne Banken e Shqiperise kete sjellje te sistemit aspak te favorshme per klientet e lidhin me mungesen e konkurrences reale ne treg. Si mbikeqyresit ashtu edhe ekspertet e financave, thone se reagimi i bankave eshte i pari qe mund te ndryshoje situaten. Kete mund ta bejne me transparencen me klientin, negocimin e kredive te keqija, si dhe ulje te normave te interesit per kredine. Gjeja e pare qe duhet te bejne eshte transparenca. Ky eshte objektivi qe ka Banka e Shqiperise. Jane miratuar nje sere aktesh rregullative, te cilat kane ne qender te tyre detyrimin per bankat qe te jene sa me transparente me klientin, mirepo bankat nuk po i respektojne keto rregulla.
Rritja e kreditimit, "kryefjala" e Bankes se Shqiperise
Shtimi i kreditimit per ekonomine dhe ulja e normave te interesit te huave, nga bankat e nivelit te dyte kohet e fundit jane vene ne qender te te gjitha qendrimeve zyrtare te Bankes se Shqiperise dhe Guvernatorit te saj. Sipas analizes mbi tregun e kredive gjate 6 mujorit te dyte te 2009 ka rezultuar se nuk kane qene bankat shkaku kryesor per frenimin e kredise, por eshte ulur kerkesa nga konsumatoret per t'u kredituar. Dhe kjo ka ndodhur pikerisht superinteresat e larta qe po ofrojne bankat ne keto momente. Ne kete situate huamarresit i kane ngrire planet e tyre per te marre kredi ne pritje te zbutje te kushteve bankave dhe ulje te interesave gjithashtu. Nga ana tjeter, Banka e Shqiperise gjykon se, sistemi bankar mund dhe duhet te beje me shume perpjekje per te transmetuar politiken lehtesuese monetare te ndjekur prej saj ne nje kreditim me te madh te ekonomise. Nderkohe, aktiviteti kreditues i bankave eshte ngadalesuar, duke shenuar nje rritje vjetore te portofolit te kredise prej vetem 12 per qind. Pavaresisht permiresimit te treguesve ekonomike dhe atyre te sistemit bankar, kujdesi ndaj kredive te keqija vazhdon te ushtroje presion frenues ndaj aktivitetit te bankave. Shkak per rritjen e treguesit te kredise me probleme mbetet rritja me rritje shume te shpejta e huase per ekonomise private. Eskpertet shpjegojne se shtimi i shpejte i kredive te reja, bart me vete edhe rrezikun e shtimit te kredive te keqija. Me pas kriza financiare globale luajti rol te drejtperdrejte, ne sistemin bankar shqiptar duke veshtiresuar edhe me shume kthimin e kredise. Sipas eksperteve faktoret qe kane ndikuar edhe me shume ne perkeqesimin e portofolit te kredive jane ngadalesimi i rritjes ekonomike, perkeqesimi i treguesve makroekonomike, ulja e niveleve te konsumit, renia e dergesave nga emigrantet, zhvleresimi i monedhes sone etj. Nga ana tjeter, sipas bankiereve, nje tjeter faktor me rendesi qe solli rritjen e kredive me probleme ishte edhe shtimi i investimeve ne pasurite e paluajtshme. Kjo coi jo vetem ne shtimin e ofertes per shtepi, por edhe rritjen e shfrenuar te cmimeve te shitjes.