E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi shqiptar në kinemanë çeke

Prej 27 janarit filmit shqiptar ne Ceki, po i kushtohet nje jave e vecante. Kinemaja Ponrepo po prezanton per publikun e huaj 5 filma shqiptare, te regjisoreve te njohur si Xhuvani, Milkani, Kumbaro, e Minarolli. Filma te pas viteve '90 si “Trishtimi i Zonjës Shnajder”, “Parullat”, “Mao Ce Duni” dhe “Gjallë” me perjashtim te “Koncert në vitin ’36", jane titujt e perzgjedhur per kinemane ceke. Ky bashkepunim u mundesua mes dy arkivave të filmit dhe ambasadës shqiptare në çeki.

Një katalog i përgatitur me këtë rast, veç sinopsit për secilin nga
filmat, përmban edhe një historik të shkurtër të kinemasë shqiptare.
Filmat, janë ndjekur nga kritikë të filmit, mes të cilëve edhe emra të
njohur.Më parë, këto filma kanë prekur një pjesë të publikut çek, pasi
janë shfaqur në festivalin e rëndësishëm “Karlovy Vary”. Materialet
filmike janë shkëmbyer mes arkivave të dy vendeve, ndërsa regjisori
Milkani shprehet se nga bashkëbisedimet gjatë aktivitetit, filmat
shqiptarë do të shfaqen për një publik më të gjerë.

Veç prodhimeve të sipërpërmendura, “Syri magjik” i Kujtim çashkut dhe
dokumentari “Romancë joniane” i Virgjil Kulit në formatin DVD do të
shfaqen në auditorët e universiteteve.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›