Shën Valentin në banjë

Nga data 12 deri në 15 shkurt të gjithë klientët e “Mildred’s Temple Kitchen” në Toronto do të mund të kryejnë marrëdhënie seksuale në tualetin e restorantit. Pas publikimit në të përditshmen “The Star” lajmi u përhap me shpejtësi në rrjet për faktin se mori edhe aprovimin e Departamentit për Shëndet dhe Siguri Ushqimore.
Rory Gallagher, menaxheri i restorantit po përgatit një festë
trasgresive dhe me shumë liri veprimi për San Valentinon. Ideja është
pëlqyer edhe nga vetë pronarja e restorantit Donna Dooher e cila ka
pohuar për gazetën se “në lokal kanë ndodhur gjithmonë gjëra të vogla me
sfond seksual. Këtë herë ne po bëjmë një hap më shumë”.
Personelli shumë diskret do të garantojë privatësinë e cifteve që do të
përfitojnë nga oferta, përveçse do të rivendosin të gjitha kushtet
higjenike në momentin që raporti seksual do të jetë konsumuar
Autoritetet sanitare vendosën se nuk ka dhunim të asnjë norme komunale
me kusht që marrëdhëniet seksuale të mos ndodhin në kuzhinë dhe që
tualetet të jenë gjithmonë të pastra.