E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama : Reformë të re në sistemin e sigurisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama gjatë raport-analizës së sistemit të sigurisë u shpreh për një reformë më të sigurtë, në mënyrë që të evitohen dhe shmangen tentativat e terroristëve në të ardhmen.
"Së bashku, unë dhe administrata ime do të propozojmë një sërë ndryshimesh. Në këtë mënyrë të gjithë të dyshuarit si terroristë do të ndiqen me një vëmendje të veçantë prej shërbimeve sekrete deri në momentin kur vërtetohet se ata persona nuk kanë të bëjnë me terrorizmin.
Raportet e shërbimeve të inteligjencës do të shpërndahen më shpejt dhe më me shumë efikasitet dhe do të zgjerohet lista e personave që nuk mund të fluturojnë për në SHBA", u shpreh Obama.
Sipas presidentit amerikan Obama të gjitha këto masa do të ndihmojnë në ngritjen dhe përforcimin e asaj që administrata e quajti "Vija e parë e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ndaj terrorizmit".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›