E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindje e Mesme, një i vdekur nga sulmet ajrore të izraelitëve

Izraeli filloi përsëri sulmet ajrore mbi Rripin e Gazës gjatë natës së të enjtes, duke vrarë një palestinez dhe duke plagosur një tjetër.
Shpërthimet tronditën Gaza Cityn, Khan Younis dhe zonën e Rafah, që ndodhet në kufirin egjiptian. Një palestinez u vra dhe një tjetër u lëndua në sulmin e fundit të izraelitëve në një tunel poshtë kufirit të Gazës me Egjiptin. Gjithashtu disa persona të tjerë mendohet të jenë bllokuar brenda rrënojave të shkatërruara thanë mjekët në Gaza.
Izraeli tha se kalimet nëntokësore janë përdorur për kontrabandë armësh nga Egjipti, ndërsa palestinezët thanë se ata kanë nevojë për tunele për të furnizuar vendin me lëndë për shkak të një bllokade izraelite në territorin bregdetar të Gazas.
Grupi militant i Hamasit që udhëheq Gazën tha se një aeroplan izraelit lufte bombardoi një ndërtesë në Gaza City. Dëshmitarët thanë se ndërtesa i përkiste grupit militant islamik Jihad.
Izraeli hodhi ditën e enjte disa broshura mbi Gaza, duke paralajmëruar se shumë banorë të saj duhet të braktisin zonat brenda 300 metrave pranë kufirit me Izraelin.
Bombat vdekjeprurëse dhe raketa e lëshuar nga Izraeli të enjten nuk shkaktuan viktima, tha një zëdhënës ushtarak izraelit. Numri i sulmeve të tilla është rritur në javët e fundit pas disa muajsh relativisht të qetë që nga lufta e Gazës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›