Të bëhemi të bukur me ndihmën e frutave
Me rritjen e temperaturave, shtohet edhe dëshira për të qëndruar në ajër të pastër dhe për të konsumuar ushqime të freskëta e antioksiduese. Kjo i bën mirë të gjithë organizmit. Këtë e pohojnë edhe ekspertët: ai që konsumon çdo ditë fruta të freskëta është më i shëndetshëm, më i bukur dhe më i fortë për t‘i bërë ballë stresit të përditshëm
Ardhja e stinës së bukur të pranverës është momenti ideal që njerëzit të kalojnë më shumë kohë jashtë shtëpisë dhe të konsumojnë më tepër fruta të freskëta, pasi ato kanë veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse, ndërsa janë një thesar i vërtetë proteinash, sasie të madhe uji dhe sheqernash të llojeve të ndryshme. Me rritjen e temperaturave, shtohet edhe dëshira për të qëndruar në ajër të pastër dhe për të konsumuar ushqime të freskëta e antioksiduese. Kështu, në mënyrë pothuajse krejt natyrale, respektojmë këshillat e dietologëve për të konsumuar më shumë zarzavate dhe për të bërë më tepër ushtrime. Kjo i bën mirë të gjithë organizmit, madje e pohojnë edhe ekspertët: ai që konsumon çdo ditë fruta të freskëta është më i shëndetshëm, më i bukur dhe më i fortë për t‘i bërë ballë stresit të përditshëm. Natyrisht, kjo është edhe meritë e substancave ushqyese që gjenden te zarzavatet, siç janë antioksidantët, që duke mbrojtur dhe ushqyer qelizat, funksionojnë si një "lifting" i vërtetë, shumë ekonomik dhe efikas. Një rol të pazëvendësueshëm luajnë edhe në pastrimin e organizmit nga helmet e krijuara gjatë procesit jetësor. Frutat ulin sasinë e kolesterinës në gjak, helm që favorizon zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, enëve të gjakut dhe sëmundjeve nervore. Shumë mjekë këshillojnë që të bëheni konsumatorë të rregullt të tyre, në qoftë se dëshironi t‘i shmangeni infarktit të miokardit.
Të konsumosh pesë racione fruta dhe zarzavate në ditë ashtu siç rekomandon OBSH-ja (Organizata Botërore e Shëndetësisë) në mënyrë që të arrihet mirëqenia pa shumë sakrifica, nuk është gjithmonë e thjeshtë, për shkak të stilit të çrregullt të jetesës, që shpesh nuk na lejon të ushqehemi në mënyrën e duhur. Një zgjidhje mund të jetë përdorimi i një kokteji me qumësht dhe fruta të freskëta. Ky do të ishte mëngjesi i përkryer, ose ushqimi që mund të konsumohet pas çdo vakti. Është një zgjidhje optimale për të marrë menjëherë energji, sidomos nëse qumështi me fruta konsumohet paradite dhe pasdite, kur stomaku është bosh dhe nuk ka për të tretur ushqime të tjera. Në këtë mënyrë përshpejtohet edhe thithja e vitaminave.
"Frutat u japin energji indeve dhe ndihmojnë për të mbajtur trupin në formë të mirë; janë të pasura me fibra të cilat ndihmojnë për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolit në gjak. Nuk ekziston një moment ideal për të konsumuar një ushqim, por ka disa raste kur kokteji me qumësht dhe fruta të freskëta mund të na shijojë më shumë: në mëngjes, kur duhet të ‘karikojmë‘ bateritë e organizmit të shkarkuara nga ‘agjërimi‘ i natës, pasi stomaku është i ndjeshëm ndaj çdo lloj ushqimi; në drekë, për ta ekuilibruar vaktin e ngrënë shumë shpejt; në vend të një mezeje të lehtë, që ka efektin e një ‘tiramisù‘-je dhe kontrollon urinë jashtë vakteve, por edhe pas darkës si një ëmbëlsirë hiperkalorike e cila nuk të rëndon shumë", shpjegon një dietologe. Më pas ajo shton: "Përmes koktejit me qumësht, ju mund të merrni shumë substanca, vitamina, minerale dhe elemente të tjera ushqyese jetike, të cilat janë të rëndësishme për formën dhe bukurinë e trupit, sidomos gjatë stinës së verës, sepse frutat të japin shumë energji dhe falë vitaminave të ndihmojnë të parandalosh dëmet që vijnë nga rrezet e forta të diellit".
Pra ky është momenti më i mirë për të marrë sa më shumë vitamina.
Këshilla e parë është që ta nisni ditën me 250 mililitër qumësht me ananas dhe banane, ose mund ta shoqëroni me kos dhe drithëra, të cilat, përveçse janë ushqime të lehta, pa shumë kalori, të japin energji për një kohë të gjatë. Nga këto ushqime mund të marrësh të gjitha vitaminat e nevojshme për organizmin. Pas palestrës, për të arritur gjendjen normale të ujit në trup, të vitaminave dhe mineraleve, por edhe për rritjen e glikogjenit në muskuj, duhet të konsumoni arrë kokosi dhe mango. Për të shuar një uri të papritur, që zakonisht ndodh paradite ose pasdite, do të ishte ideale një përzierje luleshtrydhesh me banane, që me pak kalori, ju vel dhe shuan urinë. Pas darkës, në vend të ëmbëlsirës, do të ishte më mirë të konsumonit qumësht me mjedhër dhe pjepër, duke i hedhur sipër një lugë krem të ngrirë.
Kokteji me qumësht është një "aleat i mirë" për linjat, bukurinë dhe mirëqenien, por edhe një ushqim perfekt për fëmijët, që shpesh nuk dëshirojnë t‘i konsumojnë frutat e freskëta të stinës.
"Kokteji me qumësht lejon të gjithë ata fëmijë që nuk konsumojnë fruta, t‘i marrin vetitë ushqyese përmes tij. Nëse u jepni çdo ditë të vegjëlve koktej qumështi me fruta, në mëngjes dhe pasdite, pas lojës ose sportit, të jeni të bindur se keni gjetur zgjidhjen e duhur, e cila ju ndihmon të zvogëloni depozitën e kalorive të padobishme (tipike të kroisantëve dhe ëmbëlsirave) si dhe të krijoni një bazë ushqyese shumë të rëndësishme për rritjen e fëmijëve", thotë dietologia.
Po kur nuk keni kohë ta përgatisni vetë koktejin e qumështit? Atëherë drejtojuni atyre të gatshëm, duke kontrolluar gjithmonë me kujdes përbërësit dhe datën e skandencës. "Një shishe 250 mililitër me qumësht, e bërë vetëm me fruta, pa asnjë pikë uji apo përbërës të tjerë shtesë, mbulon më shumë se gjysmën e vitaminave që merren nga zarzavatet. Po ta krahasojmë me frutat që i konsumojmë ‘të gjalla‘, ato që i shtohen qumështit kanë një avantazh më shumë, sepse janë në formë pelteje dhe mund të asimilohen më shpejt nga organizmi", përfundon dietologia.