E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika zemerohet me Zvicren per vonesen e kthimit te trupave

Një pastor belg ka shprehur zemërim ndaj autoriteteve zviceriane, pasi sipas tij shteti zvicerian ka refuzuar kthimin në Belgjikë të trupave të viktimave të autobusit në Zvicër. 24 prej fëmijëve në autobus ishin nga shkolla e St. lambertus të Heverlee, një qytet verior në Belgjikë. Më herët ministri i Mbrojtjes belge njoftoi se një avion ushtarak belg Hercules C130, ishte përgatitur për të fluturuar në Sion për të kthyer pas trupat e identifikuar belge, por mediat e kësaj të fundit përgënjeshtrojnë lajmin duke dhënë informacione se asnjë avion nuk është lejuar për të fluturuar në hapësiren e Sionit, për të kthyer pas trupat e pajetë.
“Me sa duket, qeveria zviceriane nuk ka dhënë leje që kufomat të lëvizin nga qyteti i Zvicrës. Krerët tanë janë duke bërë pak, çfarë mund të thuash? Zemërim.Si ka mundësi që një vend civil, me qytetërim, ne duhet të presim kaq gjatë përpara se ne të dimë se si qëndron realisht çështja. Kjo është e tmerrshme ”.
Autobusi belg i nisur drejt Zvicrës me 52 nxënës, u rrëzua natën e së martës pas një udhëtimi në Alpet Zviceriane, si pasojë e së cilës 28 nxënës kanë gjetur vdekjen, mes viktimave 22 fëmijë ishin të moshës 12 vjeçare. Autoritetet zviceriane janë duke hetuar shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa qytetarët belgë kanë shfaqur zemërim ndaj Zvicrës për vonesën e kthimit të trupave në Belgjikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›