Egjipt 75 te akuzuar per incidentin ne futboll

Kryeprokurori egjiptian akuzon 75 persona, mes të cilëve nëntë oficerë policie për vrasje ose neglizhencë gjatë incidentit të rëndë që ndodhi gjatë një ndeshje futbolli në 1 shkurt.
Sipas prokurorisë, policia ka dështuar në qetësimin e situatës pasi përleshjet shpërthyen në kryeqytetin Kajro, ku humbën jetën 16 persona.
Të paktën 74 persona u vranë kur tifozët u përleshën pas një ndeshje futbolli në Port Said mes klubeve Al-Masry dhe Al-Ahly.
Skuadra e qytetit Port Said, al-Masry fitoi ndeshjen 3-1, por kur ndeshja ishte duke mbaruar tifozët hynë dhunshëm në fushë, duke sulmuar lojtarët e skuadrës tjetër dhe tifozët e tyre.
Përleshjet ishin ndër incidentet më të dhunshme në historinë e futbollit.