E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, kryeministri i ri zgjidhet Theodor Stolojan

Bukuresht - Kryeministri i ri i Rumanisë është zgjedhur ekonomisti Theodor Stolojan 65 vjeç. Përzgjedhja është bërë nga presidenti rumun, Trajan Basesku, ku i ka dhënë atij 10 ditë kohë për të formuar qeverinë dhe kërkuar miratimin e Parlamentit. "Emri i kryeministrit të zgjedhur është Theodor Stolojan", tha presidenti Trajan Basesku në njoftim zyrtar. Stolojan ishte kryeministri i dytë i Rumanisë pas rënies së komunizmit në vitin 1989. Ai u emërua në vitin 1991 pasi paraardhësi i tij u dëbua gjatë trazirave antireformë të kryesuara nga minatorët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›