Teleskopi i NASA-s zbulon dyoksid karboni në një planet
Teleskopi hapësinor Hubble zbuloi dyoksid dhe monoksid karboni në atmosferën e një planeti të largët, gjë që mund të përbëjë një hap të parë drejt zbulimit të jetës jashtëtokësore, njoftoi dje NASA. Zbulimi i përbërësve organikë që mund të rezultojnë nga procese të gjalla në një planet të ngjashëm me Tokën "mund të japë një ditë provën e parë të jetës jashtë planetit tonë", shkruan agjencia hapësinore amerikane në një komunikatë, duke komentuar zbulimin e CO2-it në një planet me madhësinë e Jupiterit dhe që ndodhet 63 vite-dritë larg Tokës.
"Nuk kemi të bëjmë me zbulimin e jetës në këtë planet në veçanti", deklaroi Ray Villard, i Space Telescope Science Institute, i cili shpjegoi se ky planet i quajtur HD 189733b, që paraqitet vetëm në gjendjen e lëngët dhe të gaztë, ka një temperaturë shumë të lartë për të lejuar zhvillimin e jetës.
"Por, ai paraqet një përbërje kimike që, mund të jetë një gjurmëlënës biologjik i pranisë së jetës", shpjegoi ai. Shkencëtarët zbuluan në këtë planet ekzistencën e molekulave organike të metanit si dhe avuj uji, shtoi Ray Villard.
Prania e CO2 dhe e monoksidit të karbonit është zbuluar nga Mark Swain, një shkencëtar i laboratorit Jet Propulsion të Nasa-s në Kaliforni, qui përdori të dhënat e Hubble për të shqyrtuar lëshimet e dritës infra të kuqe që vinte nga planeti.
"Dioksidi i karbonit është aspekti më i bujshëm i këtij zbulimi, sepse në rrethana të favorshme, ai mund të jetë i lidhur me një aktivitet biologjik, siç ndodh me Tokën", shpjegoi ai.
"Fakti i thjeshtë që jemi në gjendje të zbulojmë dhe të vlerësojmë masën e tij është përcaktues për përpjekjet tona afatgjata për të karakterizuar planetët me qëllim që të përcaktohet përbërja e tyre dhe të mësohet nëse në to mund të zhvillohet jeta".