Tërheqja e Zaganjorit, Nano: Kërcënohet seriozisht statusi

Ish-lideri historik i së majtës ka tentuar dhe njëherë te ngjallë ndjenjat atdhedashëse tek politikanët shqiptarë, në mënyrë që të gjejnë maturinë për ti dhënë këtij vendi Presidentin që meriton. Përmes një deklarate për mediat nga e ashtëquajtura Lëvizja Nano, theksohet se Fatos Nano përshëndet aktin e përgjegjshëm dhe atdhetar prej dinjitari shtetëror të zotit Xhezair Zaganjori për tërheqjen nga kandidimi i propozuar për detyrën e Presidentit të Republikës.
Duke e vlerësuar maksimalisht këtë proces deklarohet se Fatos Nano do të tërhiqet nga gara vetëm në momentin kur rebusi dhe ngërçi i zgjedhjes së Presidentit do të marë fund. “Fatos Nano është zgjidhësi i krizës dhe i ngërçit, e si i tillë do të vazhdojë të qëndrojë i vetëofruar para Partisë Socialiste, Deputetëve Socialiste, Kryetarëve të Partive Parlamentare, Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, publikut shqiptar, sepse vetëofrimi i tij është për të shërbyer e kontribuar me përkushtim e mirëbesim për zgjidhje konfliktesh, e jo shtim konfliktesh të cilat po vrasin të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe shpresën e të gjithë shqiptarëve”.
Më poshtë vijon i plotë reagimi i Lëvizjes Nano:
Fatos Nano shpreh trishtimin e tij se edhe raundi i tretë e humbi shansin për ti dhënë Shqipërisë nje President Republike me bashkëvendosjen dhe bashkëvotimin e të gjitha palëve politike të përfaqësuara në Kuvend. Kemi hyrë në zonën e rrezikimit serioz të Statusit të vendit kandidat për në BE. Por mbeten ende mundësi të pashfrytëzuara me atdhedashuri. Pater Anton Harapi ka shkruar dikur: "Atdhetarizëm don me thanë dashuri për njerëz, dashuri të sinqertë, dashuri vepronjëse, dashuri ideale..."
Fatos Nano iu bën thirrje Kryetarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, por edhe të gjithë deputetëve shqiptarë që ta dëshmojnë atdhedashurinë e tyre me dashuri vepronjëse, duke gjetur kurajon, duke gjetur vullnetin, duke gjetur maturinë për tu dhënë shqiptarëve Presidentin më të mire e më të denjë që ata.
Fatos Nano përshëndet aktin e përgjegjshëm dhe atdhetar prej dinjitari shtetëror të zotit Xhezair Zaganjori për tërheqjen nga kandidimi i propozuar për detyrën e Presidentit të Republikës.
I bën thirrje, e inkurajon Edi Ramën që së bashku me Grupin Kuvendor të PS, por edhe me të gjithë përfaqësuesit politike në Kuvend, Kryetarët e Partive të tjera Kuvendore, ta gjejnë konsensusin tek dhe me Fatos Nanon.
Fatos Nano është i vendosur të jetë mirëbesues deri në momentin e fundit tek vullneti dhe mundësitë e Edi Ramës dhe i Deputetëve të Partisë Socialiste, se së bashku do ti japim zgjidhje ngërçit politik në Shqipëri duke mbështetur Fatos Nanon në kandidimin për President.
Fatos Nano do të tërhiqet nga gara vetëm në momentin kur rebusi dhe ngërçi i zgjedhjes së Presidentit do të marë fund. Fatos Nano është zgjidhësi i krizës dhe i ngërçit, e si i tillë do të vazhdojë të qëndrojë i vetëofruar para Partisë Socialiste, Deputetëve Socialiste, Kryetarëve të Partive Parlamentare, Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, publikut shqiptar, sepse vetëofrimi i tij është për të shërbyer e kontribuar me përkushtim e mirëbesim për zgjidhje konfliktesh, e jo shtim konfliktesh të cilat po vrasin të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe shpresën e të gjithë shqiptarëve.
I bën thirrje dhe e inkurajon Sali Berishën që së bashku të vazhdojnë bashkëpunimin dhe japin zgjidhje prej shtetarësh duke mos cënuar ekuilibrat dhe duke mos dëmtuar asnjë aktor apo faktor politik në Shqipëri. Marrëveshjet dhe bashkëpunimet mes shtetarëve janë për zgjidhje në të mirë të vendit e kurrësesi në dëm të aktorëve e faktorëve të tjerë politikë.
I bën thirrje Ilir Metës që të luajë rolin e tij të domosdoshëm pozitivizues në këtë moment të rëndësishëm për vendin. Shanset janë të mëdha për zgjidhje, e së bashku mund të vazhdojmë ti japim vendit zgjjidhjet më të mira.
I bën thirrje Edi Ramës që të mos i shmanget garës dhe përfaqësimit, por së bashku ta bëjmë vendin të jetë krenar për historinë e Partisë Socialiste dhe të ardhmen e saj
Arian Galdini
Kordinatori i Levizjes Nano per President