Papunësia në Ballkan, të rinjtë emigrojnë për një vend pune

Të rinjtë në Ballkan në zyrat e punës
Të rinjtë e Ballkanit sot ndodhen para një dileme shumë të madhe, e cila është papunësia. Ata nuk dinë sesi të veprojnë, nëse është më e mirë që të mbeten në vendin e tyre amë apo të emigrojnë.
“Të gjesh një punë të mirë në Maqedoni është mision i pamundur pa miqësitë me interesa dhe një kartë anëtarësimi në një parti politike,” i tha SETimes Sonja Mitrevska, 30 vjeçe, farmaciste nga Shkupi. Ajo punon prej një periudhë të gjatë, pa u paguar dhe do ta lërë Maqedoninë për t’u përpjekur të zhvillojë karrierën e vet jashtë. Po njëlloj, Marija Stojanoviç e Beogradit, po vështron shumë për një punë jashtë ndonëse ka një master në komunikacion dhe ka mbajtur poste ekzekutive. “Në se ke stomak të shkosh e të kërkosh punë për njeriun e duhur, jepu atyre para apo admiroi publikisht ndonëse nuk e meritojnë atë, dhe mund të shkosh përpara këtu. Pa këtë, do të jesh në të njëjtin nivel gjithë jetën tënde,” i tha Stojanoviç SETimes.
Këto vajza të reja duan të shkojnë në vende që ofrojnë kushte më të mira pune, me ekonomi mbi bazë njohurish, të tilla si SHBA, MB, Gjermania, Kanadaja, Suedia apo Zvicra. Raporti më i fundit i Konkurrueshmërisë së Forumit Global Ekonomik për 2011/2012 tregon se, ndërsa Ballkani është tipiku për ‘ikjen e trurit’ nga numri i lartë i papunësisë tek të rinjtë. Serbia është vendi që ka numrin më të madh të të rinjve të arsimuar që emigrojnë për të gjetur një vend pune jashtë. Ajo u rendit në vendin e 139 midis 142 vendeve, që do të thotë se më të mirët e më të shkëlqyerit e saj ikin me turma për të ndjekur mundësitë gjëkundi tjetër. Molldavia është e 134, Rumania e 131, Bullgaria dhe BiH renditen respektivisht e 127 dhe e 126. Greqia është e 119, Turqia e 97, Shqipëria e 83, Mali i Zi u rendit më mirë, i 46.