Obama, Irani dhe Liza në botën e çudirave
Lëvizja e njohur si “komuniteti ndërkombëtar” ka nxitur më shumë përpjekjet për të ndaluar programin dyshues të armëve nukleare në Iran. Gjatë këtij procesi, komuniteti përfshiu 2 vende, Turqinë dhe Brazilin.
Ky është përfundimi që del nga deklaratat e Barack Obamës te Kombet e Bashkuara. Vota e Këshillit të Sigurimit më 9 qershor për të ndaluar Iranin të prodhojë lëndën djegëse nukleare, siç tha Obama, ishte “një mesazh i pagabueshëm” nga komuniteti ndërkombëtar dhe tregoi edhe njëherë pikëpamjen e përbashkët mbi Iranin dhe armët nukleare.
Kjo nuk përputhet me faktin që Turqia dhe Brazili, që të dy “lojtarë” shumë të rëndësishëm në skenën botërore, votuan kundër rezolutës së këshillit (Libani abstenoi).
Por kjo konfirmoi një prirje të dukshme nga liderët perëndimorë për të thithur frymëzimin nga Liza në botën e çudirave (aty ku ka interes edhe Irani).
Ata përsëritën edhe njëherë shprehjen e famshme të Humpty Dumpty kur thoshte: “Kur them një fjalë, kjo do të thotë se zgjodha atë që kam unë parasysh, as më shumë, as më pak”.
Versioni modern lidhur me Iranin është: “Kur flas për komunitetin ndërkombëtar, nënkuptoj ata që janë me mua. As më shumë e as më pak.”
Vota për rezolutën e 9 qershorit ishte e katërta nga miratimet dhe e para me “asnjë” votë. Më 2006 dhe 2007 miratimet për rezolutën kaluan unanimisht. Më 2008, një nga anëtarët e këshillit abstenoi, ishte pikërisht Indonezia.
Obama përmendi miratimet e reja si më të tërësishmet që ka pasur ndonjëherë qeveria iraniane, por shtoi se nuk i është mbyllur ende dera e diplomacisë.
Po të kishte ndodhur kështu, do të shërbente si shkak për diplomacinë ndërkombëtare duke dhënë një shembull dhe duke groposur frazën shumë të përdorur dhe krejtësisht bosh “komuniteti ndërkombëtar” me ndërlikimin çorientues të konsensusit global.
Tashmë çështja është nëse prirja më e fundit e miratimeve ka për të patur efekt mbi programin nuklear Iranian. Obama ka shprehur lidhur me këtë dyshimet e tij: “Ne e dimë që qeveria iraniane nuk ka për të ndryshuar qëndrim brenda ditës”.
Sipas një studimi nga Instituti i Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, si fillim e botuar më 1983 dhe freskuar dy herë rresht dhe herën e fundit më 2007, miratimet ekonomike përmes historisë më shumë kanë dështuar, sesa kanë patur sukses.
Autokratët e ashpër të sanksioneve/Autorët e studimit, drejtuar prej Gary Hufbauer, vëzhguan me kujdes 174 miratimet duke nisur që nga Lufta e Parë Botërore dhe u zbulua që vetëm 30% ia dolën të ndryshonin politikën vendase. Regjimet autokrate kanë qenë përgjithësisht të ashpër ndaj sanksioneve, u zbulua gjithashtu nga studimi.
“Në Iran ekziston një regjim tepër autokrat me një polici sekrete mjaft efektive”, u shpreh Hufbauer, një prej autoriteteve botërore mbi sanksionet. Kam parasysh këtu një qeveri që mund të shmangë mospajtimet e brendshme, ashtu siç bëri kur mijëra iranianë dolën në rrugë pas zgjedhjeve presidenciale një vit më parë (12 qershor) në protestën ku thuhej se zgjedhjet u vodhën nga Mahmoud Ahmadinejad. “Drejtuesit politikë vlerësuan një lloj afrimi në rritje drejt bllokimit të sanksioneve për të shmangur përballjen e menjëhershme dhe për të justifikuar përdorimin pasues të dhunës, nëse gjithçka dështon. Analizat tona vazhdojnë të tensionojnë opozitën. Tashmë ekziston një shans më i mirë për të shmangur përshkallëzimin ushtarak, nëse sanksionet pozicionohen me një ndikim i madh”, thonë studimet duke iu referuar përballjes me Iranin.
Paketa më e fundit e miratimeve dështoi, sepse Rusia dhe Kina ia dolën të zbukuronin rezolutën e 9 qershorit, si rezultat i 5 muajve bisedimesh midis tyre dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë dhe Francës. Sipas Hufbauer, një vëzhgim i bërë prej strategut ushtarak prusian Helmuth von Moltke është po kaq me vlerë sot, siç ishte edhe në shekullin 19: “Një koalicion është i shkëlqyer për aq kohë sa interesat e të dy palëve janë të njëjta. Por në të gjitha koalicionet, interesat e aleatëve përputhen vetëm në një pikë. Sapo njëri prej aleatëve duhet të sakrifikojë për një qëllim të madh të përbashkët, tjetri nuk mund ta planifikojë efikasitetin”.
Kjo do të zbatohet për 12 anëtarët e këshillit të sigurimit që votuan për sanksionet. Kjo zbatohet madje edhe më shumë te “komuniteti ndërkombëtar” të shkaktuar prej Barack Obamës.
Përktheu: Rudina Dahri