Pse z. Ramiz Kelmendi duhet të jetë kryetar i ardhshëm i OEK-ut
është koha e fundit që në disa struktura shtetërore të Kosovës, të vijnë kuadro të afta profesionalisht, të pakorruptuara të cilët i kanë të gjitha predispozitat për t’i avancuar proceset e natyrës ekonomike, ku deri më tash nuk është shënuar ndonjë përparim që vlen për t’u theksuar. Që dhjetë vjet Kosova po përballet me gjendje të rëndë sociale-ekonomike, me shkallën më të lartë të papunësuarve. Gjithnjë e më shumë po rriten paknaqësitë e të gjitha shtresave e veçmas të të rinjve tanë, të cilët nuk po shohin perspektivë për të jetuar në Kosovë.
Kur bëhet fjalë për zhvillim më të hovshëm të ecurive ekonomike vendit i nevojiten kuadro të dëshmuara në këtë fushë. Këtyre ditëve pritët të zgjedhet edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.Në këtë shkrim, në asnjë mënyrë, nuk kam qëllim të bëjë propagandë, por vërtetë në bazë të punës së deritashme të z. Ramiz Kelmendi, pronar i Kompanisë “Elkos Grup” e meriton një post të tillë, të një instutucioni të rëndësishëm, siç është Oda Ekonomike e Kosovës.
Ja pse duhet të zgjidhet z. Kelmendi kryetar i OEK-ut. E para, Kelmendi me punën e deritashme ka dëshmuar se është njëri ndër afarsitët më të zotët në Kosovë. Ai, për një kohë relativisht të shkurtër, e ka shumëfishuar veprimtarinë e vet, duke u bërë afarist i përmasave edhe ndërkombëtare. çka është shumë me rëndësi, z. Kelmendi, deri më tash, ka punësuar mbi 1300 punëtorë, që do të thotë shumë në këtë kohë krize. “Elkos Grup” gjithnjë e më shumë është duke e shtrirë veprimtarinë e saj në Kosovë dhe në disa shtete fqinje. Prandaj, zgjedhja e z. Kelmendi në postin e lartëpërmendur do të ishte në kohë të duhur, për një vend të duhur. Të gjithë pasurinë të cilën e posedon, e ka arritur në sajë të punës dhe të përkushtimit për vite me radhë. Një kuadër i tillë çfarë është Kelmendi, sigurisht se ka për ta bërë punë të mëdha. Reputacioni që gëzon si afarisit sigurisht se është premtues. Kosovës i duhen njerëz të dëshmuar në profesionin e tyre, se vetëm me njerëz të aftë mund të dalim nga kriza ekonomike në të cilën është katandisur vendi. Në një intervistë mediatike, ndër të tjera z.Kelmendi thotë: “OEK-u duhet ta marrë rolin që e ka. Duhet ta marrë rolin e dizejnimit të ligjeve të përshtatshme për biznesin në Kosovë. Pra, posti i kryetarit të OEK-ut nuk është më i lartë sesa në “Elkos Group”, por roli im do të këtë dobi më të madhe për OEK-un dhe për kompanitë vendëse”. S’ka dyshim se për të mirën e institucionit të lartëpërmendur dhe për një mirëqenie më të mirë të qytetarëve , të gjitha strukturat relevante shtetërore duhet ta përkrahin zgjedhjen e z. Kelmendi në postin e kryetarit të OEK-ut.Kurrgjë nuk bëhet nëse Kelmendi nuk zgjedhet në këtë post, se ai i ka punët në kompaninë e tij si është më së miri. Por, zgjedhja e tij për udhëheqës të Odës Ekonomike do të vinte si sihariq për institucionin në fjalë dhe për Kosovën në përgjithësi. Njerëzit e suksesshem në biznes i nevojiten shtetit të ri, të cilin po e ndërtojmë me sakrifica të mëdha.
Ramiz Kelmendi e ka ndihmuar kombin dhe atdheun në shumë forma për t’u çliruar nga Serbia. Edhe pas luftës ka ndihmuar dhe është duke vazhduar ta ndihmojë popullin e vet qoftë përmes ndihmave për familjët e dëshmorëve dhe martirëve të kombit , qoftë edhe njerëzit e ndryshëm nevojtarë. E çka është më madhorja në të gjithë këtë: numri relativisht i madh i të të punësuarve, të cilët me të ardhurat nga “Elkos Group” dhe “ETC”-të, të shtrira anëkënd Kosovës, po i mbajnë familjet e tyre. Edhe shërbimi tjetër për qytetarët është se mallrat konsumuese që shiten nëpër ETC janë me çmimet më të volitshme...