E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama-Ismailit: Kosova me të ardhme premtuese

04-05-2012 / Gazeta 55

Ambasadori i Kosovës në SHBA i ka dorëzuar letra kredenciale presidentit

Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA, Akan Ismaili i ka dorëzuar letra kredenciale presidentit, Barack Obama gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë. Në fjalët e tyre, Obama dhe Ismaili u shprehën në favor të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Prishtinës.
Në fjalën e tij, Presidenti Obama theksoi se Kosova është shtet i ri me të ardhme premtuese. “Në katër vitet që nga pavarësia, Kosova ka pasur arritje të mëdha, duke i realizuar detyrimet e saj për krijimin e një shteti sovran, të pavarur dhe për të ndërtuar institucione demokratike dhe multietnike në shërbim dhe mbrojtje të interesave të të gjithë qytetarëve”, ka shtuar Obama.
Sipas kreut amerikan të shtetit, në Kosovë mbetet edhe shumë punë për t`u bërë, ndërsa u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës që të mbeten të përkushtuar për vazhdimin e progresit.
Ismaili ka ritheksuar po ashtu orientimin e përhershëm të Kosovës që si shtet i pavarur dhe demokratik të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie sa më të afërta me SHBA-të, bazuar në miqësinë dhe respektin e përhershëm për popullin amerikan dhe SHBA-të.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›