Obama: Koha e SHBA-ve dhe Perëndimit për të udhëhequr

Obama theksoi gjatë fjalimit në parlamentin britanik se influenca e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe aleatëve do të mbetet e “domosdoshme”.
Por, ai shtoi se lidershipi duhet të ndryshojë me kohën, për pasqyrimin e sfidave ekonomike dhe të sigurisë.
Obama bëhet kështu Presidenti i parë amerikan që iu drejtohet me një fjalim anëtarëve të parlamentit Britanik në “Westminster Hall”.
“Ka pak vende që qëndrojnë më fort, ngrenë zërin më shumë dhe luftojnë më ashpër për mbrojtjen e vlerave demokratike anekënd botës se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar”,theksoi Presidenti amerikan./Start/F. Prroni/
2011-05-26 08:33