E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, satelitët zbulojnë 17 piramida të groposura

Shkencëtarët në Universitetin e Alabamës kanë zbuluar 17 piramida të reja në shkretëtirën egjiptiane, si dhe 3000 vendbanime të lashta, duke përdorur një teknikë të re të imazheve me rreze infra të kuqe. Rezultatet mahnitëse janë konfirmuar nga arkeologët në terren, të cilët deri tani kanë identifikuar dy piramida nga hapësira. Dr. Sarah Parkak, e cila drejton studimin, tha për BBC se nuk mund ta besonte që kishte zbuluar kaq shumë vende të reja antike në Egjipt. Skuadra ka analizuar imazhet nga orbitat satelitore 400 milje mbi tokë, të pajisura me kamera kaq të fuqishme, sa mund të identifikonin edhe objekte disametërshe në diametër. Meqenëse egjiptianët antikë i ndërtonin banimet me tulla balte, e cila është më e dendur se toka, krijonin gjurmë të qarta për identifikimin e objekteve. Dr. Parkak beson se ka mjaft ndërtesa të varrosura shumë më thellë nga sa janë zbuluar deri tani, madje më thellë se lumi Nil.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›