E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti heq bllokadën mbi Rripin e Gazës

Agjencia e lajmeve “Mena” theksoi se udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit kanë vendosur të hapin pikën kufitare të Rafahut si pjesë të përpjekjeve “për t’i dhënë fund ndarjes së palestinezëve dhe për të arritur pajtimin kombëtar”.

“Mena” theksoi se pika kufitare e Rafah-ut do të jetë e hapur nga ora 09:00 deri në 21:00 çdo ditë me përjashtim të të premteve dhe ditëve të pushimit.

Që prej vitit 2007 kur Hamasi fitoi zgjedhjet, Rripi i Gazës ishte plotësisht i izoluar duke qenë se si Izraeli si Egjipti i kishin vendosur bllokadë.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-26 09:45
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›