Meksikë, gazetares i pritet koka
“Amnesty International” ka bërë publike një masakër të vërtetë në Meksikë. Një kartel droge ka prerë kokën dhe pjesët e trupit të redaktores së Primera Hora Maria Elizabeth Macias, në Nuevo Laredo.
Gazetarja kishte përdorur median sociale për të raportuar për dhunën e kartelit lokal të drogës Los Zetas. Trupi i saj i ndarë në disa pjesë u gjet pranë një lumi. Ajo përdorte nofkën “La nena de Laredo” (Vajza nga Laredo), për të raportuar për aktivitetin dhe vendndodhjen e antarëve të bandës së drogës.
Dy persona të rinj, një djalë e një vajzë u mbytën dhe u varën në një urë javën e kaluar pasi raportuan në media për grupin e njëjtë.
Koka e gazetares u vendos në një makinë kositëse bashkë me një monitor, mausin dhe bokset e një kompjuteri. Pranë pjesëve të trupit u la një mesazh në emër të organizatës që të mos përdoret interneti për të denoncuar sepse do të përfundonin në mënyrë të njëjtë.
Që nga vitit 2000, 70 gazetarë janë vrarë në Meksikë dhe 13 të tjerë konsiderohen të zhdukur.