E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa e Palestinës, KS diskuton të mërkurën

Këshilli i Sigurimit do të mbajë të mërkurën diskutimin në lidhje me pranimin ose rrëzimin e kërkesës së Autoritetit Palestinez për të njohur si shtet Palestinën. Të premten që kaloi, presidenti i palestinës, Mahmud Abas i dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, kërkesën për njohjen e Palestinës shtet. Kërkesa, përveç Këshilllit të Sigurimit, do të shqyrtohet edhe nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
 

Ndërkohë Këshilli i Sigurimit zhvilloi të hënën një takim me dyer të mbyllur për një diskutim paraprak lidhur me kërkesën palestineze për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara. Diplomatët thanë se takimi nuk kishte për qëllim të prodhonte çfarëdo vendimi.

Ndërkohë SHBA-të kanë paralajmëruar veto në Këshillin e Sigurimit. Kjo veto u paralajmëruar nga vete presidenti Obama i cili tha se SHBA nuk është kundër një shteti palestinez, por se ai duhet të jetë rrjedhojë e bisedimeve dypalëshe mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Ftesë për bisedime për liderin palestinez, Mahmud Abas bëri edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
 

Katër fuqitë e përfshira në bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme-Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, u kanë bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve t`u kthehen, sa më parë, bisedimeve për ta gjetur zgjidhjen e konfliktit të tyre.

Mirëpo, Abaz tha të dielën në Ramallah se nuk do të ketë bisedime derisa Izraeli nuk ndalon ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor-gjë, që sipas Izraelit, është një kusht i papranueshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›