Obama: Kujdes nga heqja e shpejtë e stimulit
Barak Obama ka paralajmëruar vendet e ndryshme për vendimet që kanë marrë për të reduktuar në mënyrë shumë të shpejtë borxhet. Në një letër drejtuar liderëve të vendeve të G20-s, Presidenti amerikan tha se ndërsa ishte shumë e rëndësishme që të viheshin në zbatim plane të sakta dhe të besueshme për reduktimin e deficitit, heqja e stimulit ekonomik hershëm ishte e dëmshme. “Në të shkuarën stimuli hiqej shumë shpejt dhe kjo çonte në përkeqësimin e situatës dhe rikthimin e recesionit”, paralajmëroi Obama. Por ndërkohë ai deklaroi se edhe vetë Shtetet e Bashkuara do të synonin që të ulnin deficitin deri në vitin 2013 me 3%. Liderët e 20 vendeve më të fuqishme të botës do të takohen në Toronto më 26 qershor. Obama tha se prioriteti i takimeve do të ishte mbikëqyrja dhe forcimi i rimëkëmbjes ekonomike”.
#