E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Mes SHBA-së e Izraelit nuk ka asnjë krizë

Intervista

Presidenti amerikan, Obama, deklaroi në një intervistë të fundit para medias, se plani i hebrenjve për të ndërtuar shtëpi të reja banimi në Jerusalemin Lindor nuk ishte një ndihmë për procesin e paqes mes palestinezëve dhe izraelitëve, por një çështje e tillë nuk do të çonte në një krizë mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. “Izraeli është një nga aleatët tanë më të afërt dhe me izraelitët ne kemi një lidhje të veçantë, që nuk do të dëmtohet”, ka deklaruar Obama në një intervistë për kanalin televiziv amerikan, “Fox News”. “Por edhe miqtë kanë mes tyre momente mosmarrëveshjesh”, ka vazhdar ai. Izraeli dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë kaluar një fazë të vështirë disa ditë më parë,pas njoftimit të Kryeministrit Natanjahu për ngritjen e godinave të reja në Jerusalemin Lindor, pikërisht ditën e vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Biden, i cili kishte ardhur për të promovuar bisedimet e paqes. Izraeli e konsideron gjithë Jerusalemin si kryeqytet të tij edhe pse pjesën lindore e mori përmes sulmit të luftës së 43 viteve më parë. Ndërkohë, palestinezët shpresojnë se pikërisht Jerusalemi Lindor duhet të jetë kryeqyteti i shtetit që shpresojnë të ndërtojnë me Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Sa për Obamën, ai tha se e kishte dërguar zëvendësin e tij në Izrael për të përcjellë një mesazh mbështetjeje në lidhje me qëndrimin mbështetës të SHBA-së ndaj sigurisë së Izraelit.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›