E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Partneritet me vendet islame

Presidenti i zgjedhur amerikan Barak Obama kërkon të rikthejë imazhin e SHBA-së jashtë vendit, veçanërisht para myslimanëve. Një gjë të tillë Obama e ka deklaruar në një intervistë për të përditshmen 'Chicago Tribune'. Ai ka njoftuar se ka parashikuar të mbajë një fjalim në një kryeqytet të botës islame pas marrjes së detyrës. "Mendoj se kemi një rast unik për të rikthyer imazhin e Amerikës në të gjithë botën dhe në botën myslimane veçanërisht", tha Obama. Obama, që do të marrë detyrën më 20 janar, ka treguar për vullnetitn e tij të palodhur për të krijuar një marrëdhënie të respektit reciprok dhe partneriteti me vendet dhe popujt që dëshirojnë që qytetarët e tyre dhe ata amerikanë të ecin në begati së bashku. "Bota është gati ta dëgjojë këtë mesazh", siguron ai. Për më tepër Obama ka shtuar se administrata e tij e ardhshme nuk do të tërhiqet nga lufta kundër terrorizmit, duke iu referuar atentateve të fundit të kryera në Indi. "Mesazhi që unë dua të dërgoj është se duhet të jemi të pathyeshëm në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit që kemi parë në Mumbai", vijon Obama në intervistën e realizuar në selinë e ekipit të tij të tranzicionit në Çikago të Ilinoisit. E përditshmja 'Chicago Tribune' shkruan në mënyrë jo të drejtpërdrejtë se Obama parashikon të mbajë një fjalim të rëndësishëm në një kryeqytet islamik, në kuadrin e politikës së dorës së shtrirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›