Obama: Progresi i ekonomisë në SHBA nuk mjafton
Edhe pse të dhënat e të gjitha sektorëve të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u paraqiten pozitive për 3 mujorin e dytë të këtij viti, për presidentin Barak Obama, progresi mbetet ende i pamjaftueshëm.
"Progresi i ekonomisë amerikane, i arritur deri më tani nuk mjafton, pasi të dhënat nuk janë të mjaftueshmë për të anulluar riparimin e sistemit tonë ekonomik dhe të dëmeve të shkaktuara nga reçesioni i tmerrshëm që sapo kaluam", deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë para popullit të tij.
Më tej presidenti Obama u premtoi amerikanëve se administrata e tij nuk do të heqë dora nga zotimi për punësimin e të gjithë shtetasve në SHBA me një pagë që u garanton familjeve të tyre një jetesë normale.