Tajlandë, 17 anëtarë të "Këmishëkuqëve" dalin para gjyqit
Tre muaj pas trazirave të rënda në Tajlandë 17 anëtarë të "Këmishkuqve' opozitarë u paraqitën të hënën para gjykatës. Prokuroria i akuzon ata për akte terroriste, nxitje të trazirave dhe kërcënim të pjesëtarëve të kabinetit qeveritar.
Të akuzuarit deklaruan se nuk e ndiejnë veten fajtorë dhe se akuzat ndaj tyre janë të motivuara politikisht. Ndërkohë qeveria tajlandeze ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur që në muajin prill, edhe nga tri krahina të tjera.
Kjo vlen për krahinat veriore Chiang Mai, Chiang Rai dhe Ubon Ratchathani, njoftoi Këshilli për Sigurinë Kombëtare. Në shtatë prej 76 krahinave të vendit në fuqi mbetet ende gjendja e jashtëzakonshme, ku në mesin e tyre është edhe kryeqyteti i Bangkok.
Gjendja e jashtëzakonshme u shpall për shkak të protestave antiqeveritare tre muaj më parë, ku 90 persona patën humbur jetën, dhe rreth 1900 të tjerë u plagosën.