Itali, vdes ish-presidenti Cossiga
Ndahet nga jeta Francesco Cossiga. Ish presidenti i Republikës Italiane kishte mbushur 82 vjeç në 26 korrik dhe kohët e fundit gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar, por gjatë orëve të vona të natës duke u gdhirë dita e sotme, gjendja e tij u agravua edhe më tepër. Që nga e hëna e kaluar ai ishte shtruar në poliklinikën Gemelli në Romë dhe sipas mediave italiane u nda nga jeta ne orën 13,18 të ditës së sotme. Shkaku i vdekjes së tij besohet se ishte një krizë kardiake. Ai ndodhej prej ditësh në terapi intensive në klinikën Gemelli për shkak të insificensës kardio respiratore, që erdhi edhe si pasojë e uljes se presionit të gjakut. Për pasojë edhe frymëmarrja i ishte vështirësuar së tepërmi, aq sa kriza sotme kardio-respiratore, për të ishte fatale. Mediat italiane bëjnë me dije se presidenti i senatit, ka ndërprerë pushimet për t'u rikhtyer në R omë sapo mësoi lajmin e hidhur.