E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti turk viziton Azerbajxhanin


Presidenti turk Abdullah Gul mbërriti të hënën në Azerbaixhan për një vizitë zyrtare.
Pas mbërritjes Gul u drejtua për në banesën zyrtare të presidentit të Azerbajxhanit ku u takua me me homologun e tij Ilham Aliyev. Dy presidentët zhvilluan një takim të ndjekur nga bisedimet me pjesëmarrjen e zyrtarëve të tjerë nga të dy vendet.
Gul dhe Alijev nënshkruan një traktat mbi partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë mes Azerbajxhanit dhe Turqisë.
"Me qëllimin për të sjellë paqen në Kaukazin jugor dhe për të zhvilluar bashkëpunimin në këtë rajon, duhet të zgjidhim problemet ekzistuese në rrugë paqësore. Kjo do të rezultojë në bashkëpunimin ndërkufitar, në ndërtimin e rrugëve të reja si dhe projektet e reja ekonomike botërore. Prandaj ne jemi duke punuar për të arritur këtë qëllim," "tha Gul në një konferencë të përbashkët shtypi me Alijev.
Presidenti turk u takua gjithashtu me kryeministrin e Azerbajxhanit Artur Rasizade, kryetarin e parlamentit Ogtay Asadov si dhe Myftiun e Madh të myslymanëve të Kaukazit, Allshukur Pashazade. Pas takimeve Gul vizitoi xhaminë kryesore të Baku-së dhe ndau vaktin e Ramazanit sipas riteve fetare. Të martën Gul pritet të udhëtojë për në veri-lindje të Azerbajxhanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›