Obama: Rimëkëmbja ekonomike nuk ka përfunduar

Uashington, 11 Shkurt - Presidenti amerikan
Barak Obama paralajmëroi se rimëkëmbja ekonomike në Shtetet e Bashkuara nuk do
të kompletohet, përderisa nuk punësohen më shumë qytetarë, dhe Shtetet e
Bashkuara të huazojnë më pak para nga vendet tjera.
Në raportin e tij ekonomik për Kongresin, Obama gjithashtu u bëri thirrje
ligjvënësve që të miratojnë masa të reja për ta rritur punësimin, dhe e
ripërsëriti zotimin e tij për ta luftuar deficitin e buxhetit.
Obama e ka bërë prioritet të lartë krijimin e vendeve të punës dhe rimëkëmbjen
e ekonomisë. Muajin e kaluar, në SHBA 20 mijë vetë e humbën punën, raporton
Evropa e Lirë.