Iraku i kërkon Francës borxhin 651 milionë euro
Bagdad, 11 Shkurt NOA Franca i ka borxh një
shumë të majme Irakut ndaj qeveria e Bagdadit i ka lëshuar një ultimatum sot
qeverisë pariziene që të shlyejë urgjentisht paratë e paguara.
Zëdhënësi i qeverisë së Irakut, Ali al-Dabah tha se Bagdadi kërkon kthimin e
651 milionë eurove, të paguara nga qeveria e Sadam Huseinit për aeroplanët
luftarakë francezë Mirazh, të cilat asnjëherë nuk u dërguan për shkak të
sanksioneve.
Ali al-Dabah tha se bisedimet me kompaninë Dassault Aviation dhe ministrinë e
mbrojtjes së Francës për kthimin e fondeve janë treguar pozitive.
Zëdhënësi i qeverisë së Irakut shtoi se Iraku shqyrtohen edhe blerjen e
mundshme të një numri të papërcaktuar të aeroplanëve Mirazh, - raporton Evropa
e Lirë.