Obama: Rrjedha e naftës faji im
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka marrë mbi vete përgjegjësinë për katastrofën natyrore që shkaktoi derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës.
Me anë të një deklarate për shtyp, numri një i Shtëpisë së Bardhë, pohoi prerë: “Jam presidenti i vendit dhe përgjegjësia është imja”. Obama premtoi se banorët e zonave të prekura nuk do të braktisen nga shteti.
Në këtë mënyrë, presidenti i dha një porosi shprese popullsisë, e cila do të vuajë për shumë vite pasojat e njollës së zezë, që u shkaktua nga rrjedhja e naftës nga pusi Deepwater Horizon.
Ndërkohë, 18 orët e ardhshme do jenë vendimtare në përpjekjen për të bllokuar pusin e naftës, pasi kompania British Petrolum ka nisur një mision për betonimin e plotë.
Për momentin pusi është bllokuar por sipas përfaqësuesit të BP, është ende herët për të folur për një sukses.
Megjithatë, Obama do të kërkojë që dëmet të paguhen nga BP, deklaratë të cilën e bëri gjatë vizitës së tij të dytë në shtetin e Luizianës. Njëkohësisht presidenti tërhoqi vërejtjen, se duke marrë parasysh përmasat e dëmeve të shkaktuara bëhet fjalë për një "projekt afatgjatë".
Prandaj Obama urdhëroi trefishimin e forcave shpëtimtare përgjatë brigjeve të prekura në Gjirin e Meksikës.