Daullet e luftës

Në Seul po bien daullet. Krejt ndryshe nga pritjet shpresëdhënëse -ndërkohë që ngjarjet e dy dekadave të fundit dëshmonin krejt të kundërtën- kur regjimi i paudhë i Kim Jongut II shprehej së fundmi për një “politikë të ndritur” dhe ndihmë e bashkëpunim të ndërsjellë ekonomik mes dy Koreve. Predha “veriore” që fundosi anijen luftarake “Cheonan” në ujërat e Koresë së Jugut dhe shkaktoi mbytjen e 46 marinarëve jug-koreanë, tronditi shumë më fort vendin sesa armët bërthamore apo provat e predhave me rreze të gjatë veprimi të veri-koreanëve.
Mungesa e një shtyse të mirëfilltë dhe sulmi i pashkak ka bërë që nervat e jug-koreanëve të tendosen tej mase. Është pothuaj krejt e sigurt që ky veprim u urdhërua në mënyrë të drejtpërdrejtë nga “udhëheqësi i dashur Kim” që është duke lënguar, e që më pas u pa t’i thurte lavde njësitit luftarak që ndërmori këtë sulm. Nëse Kim Jongu kishte për qëllim t’u bënte përshtypje qytetarëve të mjerë të vendit të tij të zhytur në skamje të plotë dhe t’u kallte krupën jug-koreanëve, kjo nuk do të arrihej nëse do të kishim hasur një përgënjeshtrim zyrtar nga Pheniani. Nëse ka vepruar me dashakeqësi, kjo tregon se regjimi i Kim-it nuk ka asgjë për të humbur. Kjo situatë e bën edhe më të vështirë përllogaritjen e gjithçkaje që mund të ndodhë në të ardhmen e afërt. “Politika e së ardhmes së ndritshme mes dy Koreve” ishte hartuar duke pasur si synim garancitë që jepte regjimi i Kim Jongut.
“Jugu i ka lëshuar prej kohësh pé ndaj vrazhdësisë së treguar nga Koreja e Veriut, për hatër të arritjes së paqes, deri në atë pikë sa të shuhej nga kujtesa realiteti i hidhur se vendi po përballej me regjimin më luftënxitës në botë”, u shpreh ditën e hënë me tone zemërake presidenti jug-korean, Lee Myun-bak.
“Boll më”, shtoi ai, “kësaj radhe Pheniani duhet ndëshkuar”. Vendet e Perëndimit, që po përcjellin me interesim të madh zhvillimet Phenian-Seul dhe deklaratat e fundit të presidentit Lee, mund të mos shkojnë deri aty sa të ndërmarrin masa të tilla të rrepta: embargo tregtare, ndalimi i lundrimit të anijeve veri-koreane në ujërat kufitare të Koresë së Jugut, mundësia e mbylljes hermetike të kufijve mes dy vendeve -një kthim në gjendjen e mëparshme- apo edhe kërkesa me ngulm për të respektuar zonën e çmilitarizuar.
Por, kjo nuk është e tëra. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka fluturuar drejt Seulit për të diskutuar, mes të tjerash, edhe për veprimet e mëtejshme ushtarake.
Ajo do të vërë pikat mbi ‘i’, mbi atë që ajo e quan me plotë gojë “gjendje fort e nderë” dhe me gjasa të përballet me vështirësitë që hasen për të bindur Kinën, e cila gëzon jo pak ndikim në politikën e Phenianit.
Sa i takon Koresë së Jugut, si pararendëse e strategjisë për “ndërmarrjen e masave paraprake”, ndërkohë që pak më parë tërhiqte pas xhakete amerikanët për t’u kërkuar durim e vetëpërmbajtje, situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Në vend të politikës për të zbutur e ngrohur marrëdhëniet, Seuli tashmë po shkon drejt marrëdhënieve të ngrira e të acarta. Presidenti Lee vetëm sa nuk ka nxjerrë nga goja e tij togfjalëshin “ndryshim të regjimit”, por nuk duket se është larg kësaj shprehjeje.
Kim Jongu II ka vënë në gjendje gatishmërie luftarake ushtrinë e tij milionëshe, fuqinë e së cilës jug-koreanët e njohin mirë. Aq më tepër kur në këtë armatë përfshihen edhe 18.000 mjete artilerie, të afta të godasin kryeqytetin e Koresë së Jugut në çdo kohë. Njëkohësisht, Pheniani i është përgjigjur flakë për flakë ndalim-kalimit në ujërat territoriale, duke mbyllur hapësirën ajrore dhe duke dëbuar jug-koreanët nga zona industriale e Kaesong-ut.
Qysh nga ky çast, retorika luftënxitëse pritet të ashpërsohet edhe më shumë.
Çka është më e rëndësishmja, rreziku nuk qëndron thjesht tek incidenti i radhës: t’i shtrëngosh rripat një regjimi që po i vjen ngordhja është një sipërmarrje e rrezikshme, ndërkohë që regjimi i ngrehur nga Kim II Sung po ngrys ditët e tij më të zeza, qysh kur vdiq i ati i udhëheqësit aktual, Kimi i parë.
Sa më shumë që Koreja e Veriut po e bën hak ndëshkimin e saj, aq më shumë ajo do të përpiqet të reagojë egërsisht e mizorisht. Gjithsesi, kësaj radhe, larja e hesapeve duket se është e pashmangshme. (The Times)